Loading…

KEK’u fiton 76 milionë euro për uljen e ndotjes së ajrit

  • 29/10/2019 | 15:09

KEK’u fiton 76 milionë euro për uljen e ndotjes së ajrit

Korporata Elektroenergjetike e Kosovës ka fituar 76 milionë euro për uljen e ndotjes së ajrit nga termocentrali Kosova B, kanë njoftuar nga KEK-u.

Bëhet fjalë për grantin nga mjetet e Instrumenteve Financiare të BE-së (IPA).

Projekti parasheh zëvendësimin e elektrofiltrave, thuhet faqen zyrtare të KEK-ut, ndërsa shtohet se pas përfundimit të projektit, termocentrali Kosova B do të funksionojë në përputhje me standardet europiane deri më 2021.

Pritet që implementimi i projektit do të nisë brenda gjashtë muajsh, është shprehur drejtori i Kosovës B, Luigj Imeri.

Gjatë dhjetë vjetëve të fundit KEK-u ka investuar rreth 60 milionë euro për avancimin e mjedisit jetësor përmes zëvendësimit të elektrofiltrave në dy termocentralet tashmë të vjetruara, Kosova A dhe Kosova B, që prodhojnë gati 98 për qind të energjisë së prodhuar në Kosovë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë