Loading…

Kelmendi: 393 mijë euro po bëhen rrush e kumbulla veç pse Agim Veliut iu ka tekë me u bë ministër

  • 21/02/2020 | 23:52

Kelmendi: 393 mijë euro po bëhen rrush e kumbulla veç pse Agim Veliut iu ka tekë me u bë ministër

Gazetari i njohur Adriatik Kelmendi, ka komentuar zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Podujevë, duke thënë theksuar se për këto zgjedhje do të shkojnë afër 400 mijë euro nga buxheti i Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Kelmendi ka thënë 393 mijë euro aq sa do t’i kushtojnë KQZ’së zgjedhjet në këtë komunë, i vlerëson si shpenzim të kotë për zgjedhjet në Podujevë.

“Qitjani lapsin. 393 mijë euro të buxhetit do të bëhen rrush e kumbulla veç pse Agim Veliut ia ka tekë të bëhet ministër dhe Podujeva të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ma mirë t’i kishin bërë nja 5 koordinatorë nacionalë, sa rrogat e tyre për 4 vjet mandat, po i bjen përafërisht”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Kujtojmë, Qeveria ka ndarë 393 mijë e 474 euro për mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Podujevës, 100 mijë euro më pak sesa kishte kërkuar KQZ’ja.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës janë planifikuar të mbahen më 15 mars./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë