Loading…

Kelmendi: Albin Kurtit e qafi njëherë Ramën, pastaj sulmoi menjëherë pasi ia kthen shpinën

  • 27/10/2019 | 22:36

Kelmendi: Albin Kurtit e qafi njëherë Ramën, pastaj sulmoi menjëherë pasi ia kthen shpinën

Kryetari i partisë Fjala që nuk ka arritur ta kalojë pragun në zgjedhjet e fundit, Gëzim Kelmendi, ka kritikuar ashpër kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin, transmeton Gazeta Metro.

Kelmendi përmes Facebook ka thënë se Albin Kurtit dhe partisë së tij i mungon plani për zhvillimin ekonomik dhe se ai duhet të punojë për qytetarët e Kosovës e jo të zhvillojë vizita patriotike në Shqipëri.

“Vizita juaj në Shqipëri ku ti i shkon në përqafim Kryeministrit Rama, dhe e sulmon menjeherë pasi ia kthen shpinën, na kujton kohën e “bllokut VLAN” në vitin 2014. Në atë vit sa ke qenë pjesë e “bllokut VLAN” i ke dhënë mbështetje Ramush Haradinajt për kryeministër.Por kur i preferuari yt Isa Mustafa iu prishi juve planet duke u bërë kryeministër, ti shpërtheve në akuza edhe ndaj Isës edhe ndaj Ramushit. Albin, “mos bën hop pa e kaluar gardhin”, ka shkruar ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]t
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë