Loading…

Kelmendi: Askush nuk mund ta ndal bashkimin me Shqipërinë

  • 30/04/2017 | 20:16

Kelmendi: Askush nuk mund ta ndal bashkimin me Shqipërinë

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic për “Shqipërinë e Madhe”.

Kelmendi ka thënë se shqiptarët e kanë Shqipërinë e Madhe dhe se askush nuk mund ta ndal bashkimin e shteteve shqiptare në një shtet të vetëm.

Reagimi i plotë i Kelmendi:

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic paska thënë se deklaratat për krijimin e Shqipërisë së madhe, kërcënojnë stabilitetin e rajonit !

Edhe ne shqiptarët edhe ju serbët e dijmë se kush e kërcënon stabilitetin e rajonit.

Edhe pse na keni marrë trevat tona që shtriheshim deri në Nish, ne kurrë nuk do ta bëjmë atë që ushtarët dhe policët tuaj na kanë bërë.

Ne kurrë nuk do të vrasim fëmijë, gra dhe pleq.

Ne kurrë nuk do të bëjmë dhunimin e femrave.

Ne kurrë nuk do të djegim kishat, tokat dhe shtëpitë tua.

Ne kurrë nuk to bëjmë spastrim etnik dhe gjenocid.

Ne kemi qenë Shqipëri e madhe dhe askush nga ju nuk mund të na ndalë nga ribashkimi i shteteve tona në një shtet të vetëm.

Vetëm një Shqipëri e madhe me shqiptarët e bashkuar në një shtet të vetëm, do të i sjellë stabilitet rajonit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë