Loading…

Kelmendi jep detaje rreth EXIT POLL’it: Gara në Prishtinë një triller i vërtetë

  • 14/11/2021 | 18:01

Kelmendi jep detaje rreth EXIT POLL’it: Gara në Prishtinë një triller i vërtetë

Gazetari Adriatik Kelmendi ka bërë të ditur se në komunën e Prishtinës, gara për të parin e kësaj komune është një triller i vërtetë, transmeton Gazeta Metro.


Kelmendi thotë se për disa komuna tashmë veçse dihet kryetari teksa thotë se në bazë të EXIT POLL-it gara për Prishtinën do të jetë një triller i vërtetë.

“Për Prishtinën mund të them se është një triller i vërtetë dhe deri më tash ka mbi 7 mijë të anketuar”, tha Kelmendi.

Tutje ai tha se disa komune tashmë janë përfunduar që në orët e hershme të mëngjesit dhe nuk ka ndryshuar trendi.

“Kanë mbetur edhe dy orë për të prezantuar të dhënat e fundit të cilat janë duke u përpunuar. Ka komuna që janë mbyllur që në orët e hershme të mëngjesit dhe nuk ka ndryshuar trendi. Në fakt ka një stabilizim trendi edhe nëse kemi parë që ka pasur përmbysje – edhe aty ku kanë qenë “fyt-a-fytas” po vazhdon”, tha Kelmendi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë