Loading…

Kelmendi: Krenar të punoja pranë Isa Mustafës

  • 10/05/2017 | 17:32

Kelmendi: Krenar të punoja pranë Isa Mustafës

Zëvendëskyeminstri në largim, Ramiz Kelmendi ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij, përderisa ka thënë se ishte krenar të punonte pranë kryeministrit në largim, Isa Mustafa.


”Dua të ju falënderojë nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme që më keni bërë në vazhdimësi. Ju garantojë se kam punuar për të mirën e qytetarëve dhe të mirën e akterëve ekonomik. Kam punuar dhe kontribuar në rritjen e punësimit dhe mirëqenies sociale. Isha krenarë të jem pranë kryeministrit Isa Mustafa dhe ekipit të tij qeverisës’, ka shkruar Kelmendi.

Klemendi ka thënë se do të vazhdojë punën për zhvillimin ekonomik të Kosovë, dhe ka kërkuar më këtë rast mbështetjen e qytetarëve.

”Ju siguroi se angazhimi im në misionin ekonomik për të zhvilluar Kosovën në frymën e nevojave dhe kërkesave qytetare, në përputhje me shembujt e shteteve të zhvilluara, miqve tonë të përhershëm në krye me SHBA-të, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Andaj, më nevojitet mbështetja juaj e pamunguar asnjëherë për të arritur në finalizimin e synimeve që ja kemi vënë vetës. Ju faleminderit” ka shkruar Ramiz Kelmendi./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë