Loading…
Kelmendi: Nga Haradinaj mora mbështetje për heqjen e doganës për lëndët e para
  • 04/05/2019 | 09:37

Kelmendi: Nga Haradinaj mora mbështetje për heqjen e doganës për lëndët e para

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, njëherësh pronar i Elkos Gropup-ETC, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.


Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Kelmendi ka shkruar se me kryeministrin kanë nxjerrë konstatim se nga sipërmarrja ndër dekada e ELKOS Group-Etc’, tashmë ka lindur dhe është në binar të sigurt prodhimi vendor.

Ai ka marr mbështetje nga kryeministri Haradinaj për heqjen e doganës në tërësi për lëndët e para për të qenë konkurrues në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

“Me nikoqirllëk të Kompanisë prodhuese ‘Egi Group’, ishim të nderuar të presim sot për vizitë Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj.

Mijëra metra katror-hapësirë pune, teknologji dhe linja prodhimi të standardeve të larta europiane dhe staf profesional punonjësish ishin dëshmia më e mirë se Kosova me pak vullnet dhe angazhim të sinqertë ka mundësi të bëhet tregim suksesi ekonomik.

Vizituam bashkë prodhimin, produktet ushqimore; fide, makarona, biskota, smoki dhe produkte të tjera e më pas edhe linjat e fabrikës ushqimore PI&KI, të leckave të lagura dhe atë të qeseve të plastikës.

Ishte konstatim i përbashkët se nga sipërmarrja ndër dekada e ELKOS Group-Etc’, tashmë ka lindur dhe është në binar të sigurt prodhimi vendor.
Është për respekt mbështetja që morëm nga Kryeministri Haradinaj për heqjen e doganës në tërësi për lëndët e para për të qenë konkurrues në tregun vendor dhe ndërkombëtarë.

Vizita e Kryeministrit Haradinaj u mbyllë me drekën e ftuar nga ‘Egi group’ në rezidencën tonë protokolare në Rugovë, me ç’rast ishim bashkë me afaristët dhe miqtë e njohur Ekrem Lluka dhe Shkëlqim Devolli, një dëshmi tjetër kjo e frymës së bashkëpunimit korrekt e profesional që kemi mes vete,e që Peja e ka zakon”, ka shkruar në Facebook, Ramiz Kelmendi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë