Ftesa e qytetarëve dhe Asociacioneve të Bizneseve në Kosovë për të përdorur produktet vendore ka marrë mbështetje edhe nga zëvendësvkryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi.
Ai në emisionin “Politikë” ka thënë se kërkesa për përdorimin e produkteve vendore është kërkesë e arsyeshme e qytetarëve.
Sipas tij, ftesa për të konsumuar prodhime vendore është ftesë patriotike dhe juridike. Ai ka thënë se pa mbështetjen e konsumit vendor, vendi nuk mund të shkoj përpara.