Loading…

Kelmendi: Ramush gabim e ke, në kohën e Sulltanit ishim më mirë

  • 29/04/2017 | 12:26

Kelmendi: Ramush gabim e ke, në kohën e Sulltanit ishim më mirë

Deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi ka deklaruar se kufiri i Kosovës nuk ishte në Çakorr dhe te Kulla, mirëpo në një vend tjetër.


Kryetari i Partisë “Fjala” nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka thënë se lideri i AAK-së, Ramush Haradina, është gabim.

Postim i plotë:

Gabim e ke Ramush Haradinaj,

Në kohën e Sulltanit, kufiri i Kosovës nuk ka qenë në Çakorr e te Kulla e Zhlebit, por Plava e Gucia kanë qenë tonat, ndërsa në drejtim të Serbisë, Kosova është shtrirë deri në Nish.

Përveç kësaj, sa ka qenë Sulltani në pushtet, ne shqiptarët kemi qenë pashallarët e ballkanit, e sot jemi bërë ushqim i nipave të Car Dushanit.

Gëzim Kelmendi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë