Loading…

Kelmendi: S’do ta votoj Haradinajn për kryeministër

  • 12/07/2017 | 18:52

Kelmendi: S’do ta votoj Haradinajn për kryeministër

Ramiz Kelmendi zëvendëskryeministër në detyrë i Kosovës, si dhe deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tha se nuk do të mund të jap votën asnjë kandidati që është jashtë projektit të koalicionit-partisë që i takon ai.


“Nuk mund ta mbështes asnjë kandidat të një projekti tjetër politik. Nuk do ta mbështes asnjë kandidat për kryeministër, duke përfshirë të PAN-it. Lëvizjet e mia që i kam bërë nga AAK, në PDK e më vonë në LDK, janë lëvizje politike”, tha Kelmendi sot në emisionin IMAZH në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ai ka mohuar zërat se do të mund të largohet nga LDK-ja.

Kelmendi bëri me dije se koalicionin në këtë cilën bën pjesë ai, do të mund të bëjë koalicion me Vetëvendosjen. ‘Ne nuk jemi bllokues, ne jemi një subjekt politik. Vota që shkon në bllok nga subjekt politik është orientim politik”, tha ai.

Kelmendi, ka folur edhe për lëvizjet e tij, brenda disa viteve që i ka bërë nga AAK, PDK e LDK. Sipas tij këto i ka bërë pasi që edhe bisedat që i ka bërë me partitë, nuk ia kanë mbushur premtimet atij. Ai ka thënë se ka synim që të i arrijë projektet e tij zhvillimore që kanë të bëjnë me ekonominë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë