Kryetari i partisë politike ‘Fjala’ Gëzim Kelmendi, në emisionin Zona B në Klan Kosova tha se Kosova nuk guxon t’i mbyllë sytë para kërcënimit terrorist. “Kosova ka një polici të mirë me të cilën krenohemi por duhet të punojmë më shumë pasi sulmet në Turqi ka mundësi të ndodhin edhe në Kosovë”, tha Kelmendi. Ai shtoi se kosovarët që kthehen nga zonat ku lufton ISIS-i duhet të integrohen, por të mbahen nën kontroll ashtu siç ndodh, sipas tij, në Gjermani e Zvicër. /gazetametro.net