Loading…

Kelvin Kiptum, rekordmeni botëror në maratonë vdes në një aksident bashkë me trajnerin e tij

  • 12/02/2024 | 08:55

Kelvin Kiptum, rekordmeni botëror në maratonë vdes në një aksident bashkë me trajnerin e tij

Kelvin Kiptum, mbajtësi i rekordeve botërore në maratonë, vdiq të dielën në mbrëmje në një aksident automobilistik në Kenia. Ai ishte 24 vjeç. Trajneri i tij, Gervais Hakizimana, gjithashtu vdiq nga përplasja.


Kelvin Kiptum, mbajtësi i rekordeve botërore në maratonë, vdiq të dielën në mbrëmje në një aksident automobilistik në Kenia. Ai ishte 24 vjeç. Trajneri i tij, Gervais Hakizimana, gjithashtu vdiq nga përplasja.

Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës që lidh qytetet Eldoret dhe Kaptagat, në perëndim të vendit afrikan, në zemër të rajonit malor, i njohur mirë si bazë stërvitore për skiatorët kenianë.

Atletja Milcah Chemos tha se ajo shkoi me urgjencë në spital së bashku me një grup atletësh sapo mori vesh lajmin e aksidentit. Me ta ishin edhe familjarët e Kiptum për të identifikuar trupin.

Kelvin Kiptum ishte njeriu i parë që vendosi rekord në maratonë në më pak se dy orë e një minutë. Për të qenë të saktë, dy orë e 35 sekonda, një rekord i vendosur në maratonën e Çikagos tetorin e kaluar, duke thyer atë të mbajtësit të mëparshëm, gjithashtu kenian, Eliud Kipchoge. Rekordi i Kiptum u ratifikua vetëm javën e kaluar.

Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës, Sebastian Coe tha: “Jemi të tronditur dhe të pikëlluar kur mësuam humbjen e Kelvin Kiptum dhe trajnerit të tij Gervais Hakizimana. Në emër të Ëorld Athletics, i shpreh ngushëllimet e mia familjes, miqve, shokëve të skuadrës dhe Kenias. Vetëm një javë më parë isha në Çikago, ku Kelvin kishte vendosur rekordin e tij të bujshëm të maratonës, për të ratifikuar atë rekord historik. Një atlet i jashtëzakonshëm që lë një trashëgimi po aq të pabesueshme, do t’i mungojë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë