Loading…

Këmbët e Heidi Klum vlejnë 2 milionë dollarë: Njëra kushton më shumë se tjetra, kjo është arsyeja

  • 20/01/2022 | 13:44

Këmbët e Heidi Klum vlejnë 2 milionë dollarë: Njëra kushton më shumë se tjetra, kjo është arsyeja

Super modelja ka marrë një hap të rëndësishëm, duke i siguruar këmbët për dy milionë dollarë, por e majta dhe e djathta saj nuk vlejnë njësoj, transmeton Gazeta Metro.


Supermodelja dhe prezantuesja televizive Heidi Klum ka siguruar këmbët për dy milionë dollarë, shkruan “Vanity Fair”.

Duke qenë musafire një emision televizive, ajo zbuloi se këmbët e saj nuk vlejnë njësoj. Ajo gjithashtu ka shpjeguar se që nga fëmijëria ka një plagë në gjurin e majtë, të cilën e ka marrë pasi është prerë nga xhami.

Ajo shtoi se për këtë arsye këmba e majtë nuk vlen aq sa e djathta, ndërsa ka sqaruar se diferencën në vlerën e këmbëve e ka kuptuar pas vlerësimit të londinez “Lloyd”.

Klum thotë se e gjithë situata e sigurimit është e pazakontë për të dhe se këtë e ka bërë me kërkesë të një klienti me të cilin ka punuar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë