Loading…

Kenan Haxhihamza tregon arsyet pse zgjodhi Ballkanin dhe objektivat me klubin e ri

  • 01/08/2020 | 15:51

Kenan Haxhihamza tregon arsyet pse zgjodhi Ballkanin dhe objektivat me klubin e ri

Portieri i njohur, Kenan Haxhihamza, nga sot edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së Ballkanit, shkruan Gazeta Metro.


Ish portier i Gjilanit për Gazeta Metro ka thënë se ndjehet i privilegjuar që do bartë fanellën e Ballkanit, duke shtuar se forcën e Ballkanit tashmë e dinë të gjithë.

“Ndjehem i privilegjuar ta bartë këtë fanellë, sepse forcën e Ballkanit tashmë të e gjithë e dinë” – tha fillimisht Haxhihamza.

Tutje, Kenan Haxhihamza tha se aryseja pse ka zgjedhur Ballkani është vlerësimi dhe respekti i bërë ndaj tij, teksa objektivi është i qartë, stolisja me tituj.

.Arsyeja pse kam zgjedhur Ballkanin është vlerësime dhe respekti maksimal që kanë treguar ndaj meje. Besoj t’ua kthej këtë respekt me angazhim maksimal që nga stërvitjet deri te ndeshjet me fitore e me tituj, pasi që titujtë janë objektivat e mija me FC Ballkanin” – ka deklaruar Haxhihamza për Gazeta Metro.

‘Gardiani’ nga Rahoveci sot është prezantuar te FC Ballkani, teksa me klubin suharekas ka nënshkruar kontratë tre vjeçare. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë