Loading…

Kënga e Luanës dhe Jay Santos duhet publikuar, por ka një problem

  • 31/07/2020 | 21:48

Kënga e Luanës dhe Jay Santos duhet publikuar, por ka një problem

Luana Vjollca erdhi me surpriza këtë verë, pasi po sjell një bashkëpunim me artistin e famshëm latin, Jay Santos.


Xhirimet e klipit kanë përfunduar dhe moderatorja mori vëmendjen e të gjithëve me pozat në Instagram, ku shkëlqente e veshur me të kuqe si në klip.

Thuajse gjithçka është gati dhe fansat po presin ta dëgjojnë sa më parë këtë projekt veror, mirëpo ka një problem të vogël!

Luanës i pëlqejnë shumë të gjitha pjesët e xhiruara dhe s’di cilën të përfshijë në këngë e cilën ta heqë, siç ka treguar vetë më herët.

Ndaj, montimi i videoklipit po vonon pak më gjatë sesa ishte menduar.

Në një postim në InstaStory, Luana i ka treguar fansave se ka probleme me vonesën gjatë montimit, por premton se pritja do t’ia vlejë.

“Më duket se edhe një film 3 orësh do e kishim montuar më shpejt se këtë klipin 3 minutësh. Por ja vlen pritja!”- shkruan moderatorja krahas postimit, duke na bërë ende më shumë kuriozë për këngën e re.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë