Loading…

‘Kënga Magjike’: Ardit Gjebera tregon masat që do merren ndaj artistëve që blejnë klikime

  • 25/10/2022 | 18:03

‘Kënga Magjike’: Ardit Gjebera tregon masat që do merren ndaj artistëve që blejnë klikime

Moderatori i njohur shqiptar, Ardit Gjebrea ka zbuluar detaje të reja rreth festivalit “Kënga Magjike”.


Teksa këtë periudhë artistët konkurrentë në këtë festival po i promovojnë këngët e tyre, moderatori ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për ata që i blejnë klikimet, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në “Instagram”, Arditi njoftoi se ndaj këtyre këngëtareve do merren masa.

“Me këtë status, do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare). Ky postim është edhe për të lajmëruar çdo artist që pas këtij momenti, nëse do të ketë klikime të blera, do të njoftohet Juria e Festivalit dhe sigurisht do merren masa!”- shkroi ai ndër tjerash.

Theksojmë që ky është edicioni i 23-të i këtij festivali.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë