Presidenti i vendit Hashim Thaçi është duke u intervistuar si i dyshuar për krime lufte nga Dhomat e Specializuara në Hagë për ditën e tretë me radhë.
Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani është duke e përcjellur intervistimin e Thaçi që tri ditë, teksa sot lidhja e tij direkte në emisionin Info Magazine u shoqërua me këngë patriotike kushtuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kishin udhëtuar nga vende të ndryshme të botës për në Hagë për të mbështetur presidentin Thaçi.