Loading…

Këngëtari i ndejave dhe dasmave, Besart Halimi: Do të fillojmë të punojmë, nëse na arrestojnë s’kemi çfarë bëjmë

  • 06/06/2020 | 08:03

Këngëtari i ndejave dhe dasmave, Besart Halimi: Do të fillojmë të punojmë, nëse na arrestojnë s’kemi çfarë bëjmë

Këngëtari Besart Halimi është shprehur i shqetësuar pse këngëtarët ende nuk po mund të këndojnë në mbrëmje muzikore.


Ai në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini thotë se shteti është duke iu bërë padrejtësi këngëtarëve pasi, sipas tij, edhe ata burim kryesor të ardhurave i kanë mbrëmjet muzikore.

“Përderisa kafiteritë janë të mbushur plotë, pse të mos ketë edhe mbrëmje muzikore apo dasma”, është shprehur më tej këngëtari, duke paralajmëruar thyerje të “karantinës” nga ana e këngëtarëve.

“Ne do të fillojmë të punojmë pasi gjithçka po mbahet, edhe nëse na arrestojnë s’kemi çfarë bëjmë, nuk kemi rrugë tjetër”.

Ai thotë se brenda një jave do të mblidhen disa këngëtarë dhe do të takohen me zyrtarë qeveritarë për të diskutuar këtë çështje.

Rikujtojmë që kënga e fundit e artistit është “Pa Fjalë”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë