Loading…

Këngëtari i Ukrainës pas performancës në Eurovision: Ju lutem ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin

  • 14/05/2022 | 22:40

Këngëtari i Ukrainës pas performancës në Eurovision: Ju lutem ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin

Është duke vazhduar për momentin finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2022 në Torino të Italisë, ku nga 25 shtete që kanë arritur në finale, njëra nga to do të shpallet fituese pas votave të publikut dhe jurisë. Performanca më emocionale ishte padyshim ajo e Ukrainës, shkruan Gazeta Metro.


Ukraina është pa diskutim favoritja e këtij edicioni të Eurovision, me kompanitë e basteve që vlerësojnë se ajo ka së paku 60% shansë për të fituar festivalin.

Ajo sonte këndoi e dymbëdhjeta në radhë dhe grupi ‘Kalush Orchestra’ nuk dështoi që të përçonte emocion te publiku me performancën e jashtëzakonshme të këngës ‘Stefania’.

Pas përfundimit të këngës të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur, ndërsa njëri nga pjesëtarët e grupit të Ukrainës iu drejtua të gjithëve me fjalët: “Ju lutem ndihmojeni Ukrainën, ju lutem ndihmojeni Mariupolin dhe Azovstalin.”

Ukraina e fitoi Eurovisionin në vitin 2016 me këngën ‘1944’ nga Jamala, këngë e cila, për ironi, kishte të bënte me krimet e tmerrshme të ushtrisë sovjetike ndaj tatarëve të Ukrainës gjatë Luftës së Dytë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë