Loading…

Këngëtari shqiptar shpëton jetën një të moshuari me këtë veprim

  • 14/04/2019 | 19:18

Këngëtari shqiptar shpëton jetën një të moshuari me këtë veprim

Gjon Bisaku është këngëtari shqiptar i cili jeton në Hamburg të Gjermanisë,i cili ka rrezikuar jetën e tij për një të moshuar, trasmeton Gazeta Metro.


Ai para në viti e ka bërë një gjest që rrallë kush do ta bënte.

“Unë para një viti e gjysë një të moshuar në Turqi ia shpëtova jetën duke rrezikuar timen. Ai ishte duke vdekur sepse vuante nga leokemia akute. Veq Zoti dhe une ishim ata që mundeshim t’ia shpëtonim jetën dhe askush në këtë botë. Me kontaktuan mjekët nga Berlini dhe më pyetën se a mundem une të bëj një vepër të tillë”, ka thënë Gjon Bisaku për Gazeta Metro.

“Unë u konsulltova me mjeket dhe më treguan edhe pasojat  dhe rreziqet që mund të më kushtonin me jetë. Unë thash , mbasi mua më ka zgjedhur Zoti, atëhërë unë e qoj në vend dëshirën e zotit që ai njeri ti bashkohet familjes i shëndosh. Ja dhurova 500 ml rruza të gjakut të palcës kurrizore dhe mbas disa muajve unë mora informatat se ai ka shpëtuar dhe ka dal nga spitali”, ka thënë ndër të tjerash Bisaku.

Mbi të gjitha Bisaku ka thënë se në qershor bëhen dy vite dhe se pret me padurim që ta takoj 67 vjeqarin.

Bisaku ka treguar se në lidhje me këtë ngjarje ai po përgatit një këngë të cilën për publikun do ta sjell me video klip.

Gjon Bisaku ka disa këngë të realizuara, mirëpo sukses më të madh ka kënga “Olle”. Këtë këngë e kanë kërkuar edhe spanjollët që ta sjell në gjuhën e tyre./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë