Loading…

Këngëtari Ymer Bajrami tregon se si dallohen personat që lënë ‘bakshish’ në dasmë: Janë disa prej tyre që ‘votojnë’

  • 01/07/2020 | 10:02

Këngëtari Ymer Bajrami tregon se si dallohen personat që lënë ‘bakshish’ në dasmë: Janë disa prej tyre që ‘votojnë’

Këngëtari Ymer Bajrami, ka treguar se si mund të dallohen personat që lënë ‘bakshish’ në dasmë, derisa ai është duke kënduar. Sipas tij ata persona vërehen në momentin që fillon një këngë dhe persona që lënë bakshish menjëherë reflektojnë ndaj asaj kënge që atyre ju pëlqejnë, shkruan Gazeta Metro.  


Ymer Bajrami mbrëmë ka qenë i ftuar te emisioni ‘Natën me Fatmir Spahiun’, ku edhe është pyetur se si mund të dallohen personat që lënë të holla në dasmë.

Sipas tij ata persona vërehen lehtë, pasi si janë duke kërcyer valle ata kthehen dhe lënë bakshish.

”Si çdo këngëtar kur të nis dasma, i gjuan do raketa (këngë) dhe e sheh ku ajo familje po e gjen vetën. E prek kështu tak-tuk, e prek pak, aty shihet. Ata që janë njerëz që donë me qit bakshish, e vëren ti ski nevojë, se ai si është duke kërcyer valle menjëherë reflekton dhe e sheh një letër duke të ardhur kah fytyra, të cilën e ka bërë grumbull dhe ta len bakshish. Pra është strategji e këngëtarit si me i gjetë ata njerëz, por gjithmonë pa e prish rregullën e dasmës”, ka thënë Bajrami.

Tutje ai ka treguar se 20 deri 25 për qind e dasmoreve janë ata që duan këngë patriotike.

”Janë disa individ që kur ulemi në sofër, i prek në tel me këngë patriotike dhe voton (jep bakshish)”, ka shtuar tutje Ymer Bajrami.

Në fund Ymeri ka thënë se këngët e vjetra janë ato që e mbajnë ndezur atmosferën në dasmë.

Kujtojmë që këtë vit ende nuk është marrë vendimi nëse do të mbahen apo jo dasmat, kjo për shkak të pandemisë Covid-19. Lidhur me këtë patën protestuar edhe artistët disa ditë më parë, të cilët kishin kërkuar që të lejohet mbajtja e tyre.

Më poshtë keni pjesën e shkëputur nga kjo intervistë e tij. /gazetametro.net

Si dallohet ai që len “bakshish” në darsëm? Tregon Ymer Bajrami

Si dallohet ai që len “bakshish” në darsëm? Tregon Ymer Bajrami

Posted by RTK on Tuesday, 30 June 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë