Loading…

Këngëtarja e famshme po bëhet nënë për herë të parë

  • 04/05/2021 | 17:52

Këngëtarja e famshme po bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja 29-vjeçare, Leigh-Anne Pinnock është shtatzënë. Ylli i “Little Mix” zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarin Andre Gray përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante se ëndrra e saj më në fund po bëhej realitet.


“Ne kemi ëndërruar për këtë moment për kaq shumë kohë dhe nuk mund ta besojmë se ëndrra më në fund po bëhet e vërtetë…mezi po presim ta takojmë“, shkroi këngëtarja e famshme.

Krahas shkrimit ajo publikoi foto me një fustan të gjelbër. Lajmi i lumtur vjen gati një vit pasi futbollisti Andre, i propozoi këngëtares në kopshtin e tyre qershorin e kaluar.

Anëtarët e tjera të bandës, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards uruan këngëtaren për fëmijën që pritet të vijë në jetë.

Anëtarja e grupit, Jade Thirlwall ishte një nga të parat që komentoi në këtë postim:

“Të dua shumë. Shikoje këtë familje”.

Po ashtu, Perrie Edwards shtoi gjithashtu:

“Unë nuk mund të ndalem duke i shikuar këto fotografi. Ju jeni një vizion. Ily aq shumë! Urime motra ime e bukur!”
Ky lajm ishte i papritur për fansat e yllit pasi ajo u pa javën e fundit në Londër, e veshur me një veshje të gjelbër duke mbuluar barkun në mënyrë të përsosur.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë