Loading…

Këngëtarja shqiptare tregon si e përjetoi humbjen e një pjesë të familjes si pasoj e tërmetit

  • 03/12/2019 | 17:43

Këngëtarja shqiptare tregon si e përjetoi humbjen e një pjesë të familjes si pasoj e tërmetit

Nga tërmeti që goditi Shqipërinë vdiqën 52 persona, në mesin e të cilëve ishin edhe një pjesë e familjes së këngëtares Evi Reçi, familja e se cilës janë nga Mirëdita por banonin në Durrës, transmeton Gazeta Metro.


Këngëtarja dhe prezantuesja Evi Reçi, ka humbur xhaxhanë, fëmijët e xhaxhait dhe shoqen e ngushtë.

Si pasoj e tërmetit vdiqën Eduard Reçi 54 vjeç, Dolora Reçi 49 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, Kristi Reçi 25 vjeç dhe Klaus Reçi 21 vjeç, të cilët u varrosën më 27 nëntor.

‘Kanë qenë ditë të vështira për të gjithë ne, për të gjithë shqiptarët’, ka thënë ajo.

‘Është krijuar një plagë e madhe, por ashtu edhe një plagë e madhe është krijuar edhe në zemrën time. Sigurisht që u fol dhe tashmë ju e dini që në tërmetin e 26 nëntorit humba 7 njerëz të afërt, xhaxhain tim, Eduard Reçin me familjem, si dhe shoqen time të fëmijërisë. Dhimbja ishte e madhe. Këto ditë për mua kanë qenë domethënëse, ku kupton se asgjë, por asgjë, nuk vlen më shumë se sa jeta’, ka thënë Evi Reçi./gazetametro.net  

 

View this post on Instagram

 

Asgje nuk me shume rendesi se sa jeta. Sot, me te forte se kurre.

A post shared by EVI RECI (@evireci) on

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë