Loading…
Keni kujdes nëse shkoni në Mal të Zi: 20.000 euro dënimi nëse pini duhan në hapësira publike
  • 14/08/2019 | 16:24

Keni kujdes nëse shkoni në Mal të Zi: 20.000 euro dënimi nëse pini duhan në hapësira publike

Në Mal të Zi nëse shkoni për pushime duhet të keni kujdes. Atje tashmë dënoheni me 20.000 euro nëse pini duhan në hapësira publike të mbyllura, transmeton Gazeta Metro.


Prej sot në këtë vend hyn në fuqi ligji për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit në mjedise të mbyllura.

Për të gjithë ata që do ta shkelin këtë ligj gjoba e parashikuar arrin deri në 20.000 euro.

Ligji me të cilin ndalohet përdorimi i produkteve të duhanit në hapësira publike të mbyllura, përveçse në kazino, u miratua në mënyrë unanime më 31 korrik.

Me ligjin e ri nuk lejohet pirja e duhanit në çfarëdo lloj hapësire ose në zonat ku konsumohet ushqim dhe pije. Andaj ky lajm vlen më tepër për ata që janë pushues të rregullt në Ulqin dhe pjesën tjetër të rivierës malazeze./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë