Loading…

Keni problem me rënien e flokëve: Ekspertët japin këshilla se çfarë ushqimesh duhet të hani

  • 25/05/2023 | 08:43

Keni problem me rënien e flokëve: Ekspertët japin këshilla se çfarë ushqimesh duhet të hani

Rënia e flokëve lidhet me shumë faktorë të ndryshëm dhe statusin tuaj hormonal, mirëpo për të kuptuar më shumë rreth saj duhet të dijmë se me çfarë ushqehemi, transmeton Gazeta Metro.


Forcimi i flokëve nuk mund të arrihet vetëm me një zgjidhje sepse ka shumë faktorë sepse ka shumë faktorë që kontribuojnë në dobësimin e tyre. Epo, në lidhje me këtë ekspertët kanë rekomanduar që ushqimi i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm për flokët tuaj.

Marrja e biotinës ose vitaminës H është vërejtur se ka një ndikim në reduktimin e rënies së flokëve, sepse ka rol në proceset metabolike dhe sintezën e proteinave.

Mungesa e biotinës mund të shkaktohet nga marrja e pamjaftueshme e ushqimit nëpërmjet dietës ose nga trashëgimia, nëpërmjet çrregullimeve gjenetike që lidhen me metabolizmin e biotinës.

Mungesa subklinike mund të shkaktojë simptoma të lehta si rrallimi i flokëve, thonjtë e brishtë ose skuqje të lëkurës, zakonisht në fytyrë, siç raporton ‘sot’.

Në të kaluarën rekomandohej përdorimi i shampove dhe xhelit të pasuruar me biotinë. Por më pas, preferohej marrja e biotinës nga ushqimi.

Ushqimet e pasura me biotinë janë arrat, produktet e qumështit dhe e verdha e vezës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë