Loading…

Keq e më keq për Juventusin, mposhtet nga Sassuolo

  • 27/10/2021 | 20:30

Keq e më keq për Juventusin, mposhtet nga Sassuolo

Juventusi ka dalë humbës nga ballafaqimi me Sassuolon në kuadër të javës së 10-të të Serie-A, ndeshje kjo e cila u zhvillua në stadiumin “Alianz Arena”.

Sassuolo kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë kur Frattesi shënoi për 1-0, por “Zonja e Vjetër” e rihapi lojën me anë të McKenie i cili shënoi për 1-1 në minutën e 76’, përcjellë KosovaPress.

Kur po mendohej se ndeshja do të mbyllej me barazim, Lopez gjeti golin që ia siguroi tri pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij dhe ia shkaktoi Juventusit një humbje të hidhur.

Pas 10 ndeshjeve, Juventusi renditet në vendin e shtatë me 15 pikë, kurse Sassuolo në të nëntin me vetëm një pikë më pak.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë