Loading…

Keqpërdorimet me tenderin milionësh në Prizren, tre persona në paraburgim

  • 19/04/2021 | 10:46

Keqpërdorimet me tenderin milionësh në Prizren, tre persona në paraburgim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të pandehurve, për veprat penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik dhe falsifikimi i dokumenteve në lidhje me një tender në vlerë prej 1 milion e 394 mijë e 853 euro, që kishte dhënë Komuna e Prizrenit, shkruan Gazeta Metro.


Gjykata thotë se për caktimin e paraburgimit ndaj tyre janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe gjithashtu ekziston dyshim i bazuar se kjo ka ndodhur.

“Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve duke marrë parasysh faktin se hetimet janë në fazën fillestare dhe do të merren edhe veprime tjera hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit në fjalë, do të merren në pyetje të pandehurit po ashtu edhe dëshmitarët tjerë, prandaj po të lihen në liri të pandehurit ka arsye për të besuar se të njëjtit do të mundohen në ndonjë mënyrë apo formë të caktuar ti ndryshojnë provat e veprën penale, duke ndikuar në dëshmitarët e rastit, andaj në këto rrethana nëse të pandehurit luhen në liri mund të pengohet zhvillimi normal i procedurës penale.”, thotë Gjykata.

Ky është njoftimi i plotë:

“G.P., dhe S.S., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale; keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik nga neni 415 par. 3 lidhur me par. 1 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës, dhe veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 390 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës. B.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: keqpërdorim dhe mashtrimi në prokurim publik nga neni 415 par. 3 lidhur me par. 1, e lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Kosovës, dhe veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 390 par. 1 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve G.P., S.S., dhe B.S., ka gjetur se në rastin konkret ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, dhe ky dyshim i bazuar mbështetet në provat e mbledhura deri në këtë fazë të procedurës.

“Meqë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartë përmendura, janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprave penale të cilat kanë cenuar rendin ligjor të prokurimit publik, lartësinë e dënimit e cila parashikohet për këto vepra penale si dhe rrethana tjera të këtij rasti, duke pasur parasysh se të pandehurit mund të fshehën nga organet e ndjekjes penale kështu do ti shmangeshin përgjegjësisë penale”, thuhet tutje në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve duke marrë parasysh faktin se hetimet janë në fazën fillestare dhe do të merren edhe veprime tjera hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit në fjalë, do të merren në pyetje të pandehurit po ashtu edhe dëshmitarët tjerë, prandaj po të lihen në liri të pandehurit ka arsye për të besuar se të njëjtit do të mundohen në ndonjë mënyrë apo formë të caktuar ti ndryshojnë provat e veprën penale, duke ndikuar në dëshmitarët e rastit, andaj në këto rrethana nëse të pandehurit luhen në liri mund të pengohet zhvillimi normal i procedurës penale.

Gjykata ka vlerësuar edhe masa tjera për sigurimin e prezencës së të pandehurve, por duke pasur parasysh të lartë cekurat në rastin konkret ka vlerësuar se caktim i paraburgimit është më i arsyeshëm dhe i shërben efikasitet të procedurës penale. /gazetametro.net/

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë