Loading…

Keqpërdorimi i pozitës zyrtare: Ministri i Qeverisë Kurti, Liburn Aliu del sot para Gjykatës

  • 30/04/2021 | 08:25

Keqpërdorimi i pozitës zyrtare: Ministri i Qeverisë Kurti, Liburn Aliu del sot para Gjykatës

Ministri i Planifikimit të Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu sot del para Gjykatës, nën akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan Gazeta Metro.


Kjo seancë ishte planifikuar të mbahej me 6 prill kishte dështuar në mungesë të njërit nga të pandehurit. Seanca e sotme pritet të nis në orën 10:00.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda kishte njoftuar se Liburn Aliu, tash ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kishte qenë në dijeni për ngritjen e aktakuzës për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në komunikatë thuhej se “Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se më 23 prill 2018, ka pranuar kallëzim penal ndaj personave L.A., A.O., Z.R., N.K., B.U., M.B., në atë kohë zyrtarë të Komunës së Prishtinës, në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Kujtojmë, që ministri i ri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë Kurti, Liburn Aliu para disa ditësh kishte mohuar se ndaj tij ekziston një aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ka qenë drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë