Loading…

Keqpërdorimi me doreza dhe maska i ministrit Vitia: Bleu më shtrenjtë për 3500 për qind

  • 23/05/2020 | 12:36

Keqpërdorimi me doreza dhe maska i ministrit Vitia: Bleu më shtrenjtë për 3500 për qind

Ministria e Shëndetësisë, që drejtohet nga Arben Vitia ka shpenzuar miliona euro gjatë kohës së pandemisë për tu furnizuar me materiale të ndryshme. Mirëpo, bjerja e tyre është përcjellur me keqpërdorime dhe fryrje të çmimeve.

Në dokumentet që ka siguruar FaktePlus shihet qartë se si janë rritur çmimet për blerjen e dorëzave dhe maskave.

Në këto dokumente tregohet se dorëza e maska janë blerë 2200% deri në 3500% më shtrenjtë se SHSKUK.

Ministria e Shëndetësisë në procedurën e 10 te zhvilluar me negocim në kohën e pandemisë COVID-19, më 23.04.2020 ka shpërblyer me kontratë kompaninë NP.KOMED, për Lot 1, 12,13,14,17.

Lot 1 – Maska kirurgjike është kontraktuar me çmim 0,56 euro, derisa për këto maska SHSKUK ka kontratë valide për furnizim me çmim shumë më të ulët me 0,016 euro, raporton FaktePlus.

Kontrata për maska kirurgjike është valide mes SHSKUK-së dhe kompanisë “Agani L.T.D” SHPK’ deri më datë 22.09.2020.

MSh ka blerë maska me çmim 3500% me shtrenjtë se kontrata valide për furnizim për maska kirurgjike që e ka SHSKUK.

Gjithashtu me çmime super të shtrenjta janë blerë edhe dorëzat.

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontrata për dorëza me kompaninë NP.KOMED.

Lot 12- doreza sterile S, MSH i ka kontraktuar me çmim 0.44 euro, derisa SHSKUK dorëzat e madhësisë S i ka paguar me çmim 0,02 euro. kontrata e SHSKUK ka qenë valide për furnizim me kompaninë “Made-Kos” deri me 11.06.2020.

Lot 13- doreza sterile M, MSH i ka kontraktuar me çmimin 0.48Euro, derisa SHSKUK dorëzat e madhësisë M i ka paguar me çmimin 0,017Euro, kontrata e SHSKUK ka qenë valide për furnizim me kompaninë “Agani L.T.D” SHPK’ deri me 27.09.2020.

Lot 14- doreza sterile L, MSH i ka kontraktuar me çmimin 0.52Euro, derisa SHSKUK dorëzat e madhësisë L i ka paguar me çmimin 0,018 euro. kontrata e SHSKUK ka qenë valide për furnizim me kompaninë “Agani L.T.D” SHPK’ deri me 27.09.2020.

MSh ka blerë dorëzat me çmimi 2600% me shtrenjtë se kontrata valide për furnizim që e ka pasur SHSKUK me Operator Ekonomik.


‘Hajni milionëshe’ në kohën e pandemisë: Fillojnë hetimet për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë