Loading…

Keqtrajtonte moshatarët e tij: Vajza e bën për spital djalin duke e goditur pa ndalur

  • 07/12/2021 | 12:41

Keqtrajtonte moshatarët e tij: Vajza e bën për spital djalin duke e goditur pa ndalur

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Angli, ku një vajzë ka sulmuar brutalisht një djalë pasi  ky i fundit e ka sulmuar.


Në një video që është publikuar në rrjetet sociale, shihet se një djalë, ka nisur që të sulmojë vajzën, por që më pas është penduar shpejt për veprimin që ka bërë.

Shihet se ajo i është kthyer keq, duke e shtrirë në tokë dhe duke e goditur. Vajza pasi e ka rrahur ka ikur, ndërkohë që një vajzë tjetër i është vënë nga mbrapa, por që nuk ia ka dalë ta kap.

Mësohet se vajza që e goditi që prej 6 vitesh praktikon artet e përziera parciale.

I gjithë sulmi ka ndodhur në ambientet e një shkolle, ndërkohë studentët e tjerë nuk kanë bërë përpjekje për të ndërhyrë, por thjesht kanë bërë video.

Ndërkohë mësohet djali që është dhunuar nga vajza keqtrajtonte bashkëmoshatarët që të dukej i fortë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë