Një kërcënim me bombë është pranuar në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.
Kjo ka bërë që të gjithë udhëtarët dhe personeli të evakuohen nga hapësirat e aeroportit.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e APN’së, Valentina Gara, e cila ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë duke kryer detyrat e tyre.
”Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara,” ka shkruar ajo në Facebook.
Më poshtë gjeni postimin e plotë të saj. /gazetametro.net