Në qendrën e famshme tregtare “East Gate Mall” në Shkup është raportuar për një bombë, pas së cilës policia është kundërpërgjigjur dhe ka evakuuar të gjithë qendrën tregtare dhe të gjithë punonjësit derisa janë duke vazhduar kontrollet.
Kjo është hera e parë që kërcënohet një qendër tregtare, pasi ka pasur kërcënime për shkollat.
Dje një kërcënim është dërguar edhe në Bankën Popullore në Maqedoninë Veriore.
Metro do të ju mbajë të informuar.