Kërcënimi i dytë me bombë brenda pak orësh në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ ka rezultuar përsëri i rrejshëm, transmeton Gazeta Metro.
Këtë për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se pas kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, teksa shton se rasti po trajtohet nga njësitet kompetente.
”Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Rasti po trajtohet nga njësitet kompetente,” tha ajo.
Më herët, policia e Kosovës njoftoi se rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari.
Ndërkaq edhe sot rreth orës 16:00 është pranuar informata e njëjtë. /gazetametro.net
Sërish alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, deklarohet policia