Një kërcënim me bombë sot rreth orës 16:00 është pranuar në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, transmeton Gazeta Metro.
Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se pas pranimit të informatës policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar situatën.
”Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.”
”Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten,” tha Ahmeti për Gazeta Metro.
Në anën tjetër, pak çaste më parë zëdhënësja e APN’së, Valentina Gara bëri të ditur se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar nga hapësirat e aeroportit.
”Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente jane involvuar ne detyrat dhe pergjegjesite e caktuara,” shkroi ajo në Facebook. /gazetametro.net
Kërcënim me bombë në aeroportin ‘Adem Jashari’, evakuohen pasagjerët dhe stafi