Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, tha se ka pranuar kërcënim nga njëri prej anëtarëve të zgjedhur të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC), shkruan Gazeta Metro.
Eliza Hoxha në seancën e Kuvendit tha se dëshiron ta njoftojë edhe ministren e Arsimit për kërcënimin.
“Kam një sqarim dhe një shqetësim, derisa po flisnim për KSHC-në(Këshillin Shtetëror të Cilësisë) unë mar kërcënime nga anëtarët e porsazgjedhur, vetëm deshta që Ministrja e Arsimit ta dijë këtë gjë”, tha ajo.
Ndryshe sot Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar pro emërimit të shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Arsim.
Me 63 vota për, 9 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovas ka votuar për ratifikimin e këtij vendimi. /gazetametro.net