Besnik Mustafa, djali i vogël i kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, është kërcënuar sot me jetë nga një person, i cili madje i ka ofenduar këtij edhe gruan e fëmijët, shkruan Gazeta Metro.
Mustafa përmes një shrkimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publik edhe identitetin dhe mesazhin e personit në fjalë.
“Oj rrac e flliqt po ti ki me hanger ma keq se ky derri baba jot me hanger burgin bre ta q*** grun e fmit ti q*** or bir edhe ty po ta qoj qet selam se kom met kall prej se gjalli or bir i komunistit e gjakin e flliqt e isa mustafës je ti e gjakin ja q*** ja u q*** gjall e dekt qka i kini”, ka qenë mesazhi ofendues i personit në fjalë.
Mustafa në shkrimin e tij e ka quajtur këtë person një ‘zagar’ dhe ka kërkuar të mos fshehën.
“Një prej zagarëve…bile mos u mshefni. Nëse keni dicka kallxoni ku doni qysh doni”, ka shkruar ai në Facebook./gazetametro.net