Loading…

Kërcënohet nga dy serbë kryetari i Kllokotit

  • 05/12/2018 | 14:11

Kërcënohet nga dy serbë kryetari i Kllokotit

Të martën, më 4 dhjetor 2018, kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq, ka raportuar se me datën 3 dhjetor është kanosur verbalisht nga dy persona të dyshuar, S. J. dhe Z. J. (babë e bir), që të dy këta meshkuj, serbë të Kosovës, nga fshati Gërnçar i Kllokotit.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e tyre operative për hetimin e rastit dhe intervistimin e personave të dyshuar të involvuar në këtë rast.

“Bazuar në informacionet e siguruara, arsyeja për sulmin verbal dhe kërcënimet ndaj kryetarit të Komunës dyshohet se ka qenë pasi i dyshuari S. J. është larguar nga lista e marrjes së asistencës sociale përmes Komunës së Kllokotit. Gjatë trajtimit të rastit nga njësitet policore, është dyshuar se njëri nga personat e përfshirë në këtë rast (S. J.) dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të gjitha veprimet policore lidhur me rastin janë ndërmarrë konform autorizimeve ligjore dhe në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti ‘Kanosje’, me vendim të të cilit rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë