Loading…

Kërcënohet një pjesëtar serb i FSK’së

  • 05/06/2020 | 22:21

Kërcënohet një pjesëtar serb i FSK’së

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj me uniformë të UÇK’së dhe një pjesëtar serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Z.S. u publikuan nga një faqe në Facebook, bashkë me akuzën se ushtaraku i ri është bërë pjesë e një ushtrie armiqësore ndaj serbëve.


E atë e shpërndahu edhe një qytetar serb nga Gjilani, me inicialet D.P, me çka nxiti edhe një valë kërcënimesh për oficerin.

Kështu u deshtë reagimi i autoriteteve, që e arrestuan dhe e paraburgosën të dyshuarin për 30 ditë. Nga Forca e Sigurisë së Kosovës thonë që raste të tilla ndaj komuniteti serb ka shpesh.

Klan Kosova qëndroi edhe te familja e pjesëtarit të FSK’së, por ata nuk deshën të flasin për këtë incident.

Ndërsa nga familja e të dyshuarit D.P thanë që presin që ai të kthehet nga paraburgimi, meqë sipas tyre, ajo fotografi ishte montim që iu bë atij.

Për oficerin e FSK’së, Z.S, kishin shkruar edhe më herët mediat serbe duke e cilësuar si skandal pjesëmarrjen e tij në ushtrinë kosovare.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë