Policia në Prizren ka bastisur një shtëpi ku ka gjetur dy kallashnikovë dhe një pushkë gjysëmautomaktike.
Rasti sipas policisë është iniciuar pas një kërcënimi me armë që e ka raportuar një qytetarë, përcjellë gazetametro.net.
Policia bën të ditur se dje rreth mesditës, është pranuar një informacion i cili bënte me dije se në Lagjen Petrovë të Prizrenit një qytetar ishte kanosur me armë.
Pas pranimit të informacionit, hetues policorë dhe njësite patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin e shtetit është bastisur shtëpia e tre të dyshuarve (vëllezër) dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me 5 fishekë; dy karikatorë dhe një çantë për armë.
Gjatë intervistave me të dyshuarit, tek hetuesit policorë ka lindur dyshimi se në shtëpinë e të dyshuarve mund të ketë edhe armë tjera dhe me pëlqim të prokurorit, të shtunën është kryer një bastisje me pajisje detektor dhe si përfundim, në një korridor është vërejtur mur i dyfishtë në të cilin ishin fshehur një kallashnikov dhe një pushkë gjysmë automatike dhe 111 fishekë të kalibrit 7.62mm. /gazetametro.net