Loading…

Kërcënoi punëtorin e burgut të Dubravës, policia i gjen armë në shtëpi

  • 14/03/2019 | 12:32

Kërcënoi punëtorin e burgut të Dubravës, policia i gjen armë në shtëpi

Një person është arrestuar në Istog, pasi kishte kanosur puntorin e burgut të Dubravës nëpërmjet mesazheve kërcënuese, transmeton Gazeta Metro.


Gjatë bastisjes së shtëpisë nnga Policia, të dyshuarit i është gjetur edhe armë pa leje

Sipas njoftimit të Policisë rajonale të Pejës, me datën 8 mars është pranuar një informacion lidhur me një rast të kanosjes, ku një person i dyshuar kishte adresuar disa mesazhe kërcënuese ndaj një punonjësi në burgun e Dubravës.

Pasi kanë kryer kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit, i është gjetur një armë e tipit “Zastava”, një karikator, si dhe telefoni i të dyshuarit.

Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull F.S i lindur më 1959 dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, për të vazhduar me procedura të tjera ligjore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë