Loading…

Kërcënon anëtari i VV-së: Edhe çorapet kemi me ju marr

  • 14/10/2019 | 16:07

Kërcënon anëtari i VV-së: Edhe çorapet kemi me ju marr

Ish kandidati për asamble komunale në Rahovec nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh edhe anëtar i kësaj partie, Durim Elshani, pas marrjes së pushtetit nga VV, ka kërcënuar partitë tjera politike, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Elshani ka thënë se edhe çorapet do ua marrin me ardhjen e VV’së në legjislaturën e vendit.

“Qitni shkelma qitni, edhe çorapet kemi me ju marr nese s’na kallxoni qysh i keni ble”, ka shkruar ai.

Ky lloj kërcënimi i Elshanit erdhi pas rezultateve të KQZ-së, ku Lëvizja Vetëvendosje prinë me më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë