Kryeministri Edi Rama ka vendosur ti përgjigjet letrës së akademikut Artan Fuga në lidhje me atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave.
Me një postim të shkurtër në Facebook, Rama shkruan se nëse nuk do të reformohet, Akademia e Shkencave jo vetëm që nuk do të marrë asnjë lekë, por do ti merret edhe godina.
“Nëse nuk reformohet Akademia e Shkencave nuk do marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të duhet të dorëzojë godinën! Prandaj #StopFarsës”, shkruan Edi Rama në Facebook e tij.