Loading…

Kërcënon me armë të ftohtë vullnetarët në Prizren, arrestohet i dyshuari

  • 31/10/2019 | 17:48

Kërcënon me armë të ftohtë vullnetarët në Prizren, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka sulmuar dhe ka kërcënuar me armë të ftohtë vullnetarët e peticionit kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Prizren, shkruan Gazeta Metro.


Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi i cili ka konfirmuar se në lidhje me këtë rast është arrestuar një person.

Veseli ka theksuar se rasti është cilësuar si “sulm” dhe i dyshuari është ndaluar në polici për 48 orë.

Gjithashtu njoftohet se nuk ka të lënduar, kurse të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një shufër bejsbolli dhe një thikë.

Në anën tjetër edhe organizata “EC Ma Ndryshe” përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur rastin e njejt, në shkrimin e të cilëve thuhet se personi i dyshuar tashmë është identifikuar dhe është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai ka dëmtuar shtandin e peticionit me shkop bejsbolli dhe ka kërcënuar dy vullnetaret duke fotografuar fytyrat e tyre duke vazhduar kërcënimin edhe me anë të thikës.

Postimi i plotë i kësaj organizate:

“Kërcënohen vullnetarët e peticionit

Vullnetarët e angazhuar në peticionin kundër mini-hidrocentraleve dhe hidrocentraleve të vogla sot në Prizren janë kërcënuar nga një individ i panjohur. Gjatë mbledhjes së nënshkrimeve në pikën “Shatërvan” një person afrohet duke dëmtuar peticionin e nënshkruar nga qytetarët dhe duke kërcënuar vullnetarët që të largohen nga ai vend. Për këtë incident është njoftuar Policia e Kosovës të cilët tashmë po merren me rastin.” …/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë