Loading…

‘Kërcënon’ përsëri AAK, ose presidentin ose shkojmë në zgjedhje

  • 30/11/2020 | 23:00

‘Kërcënon’ përsëri AAK, ose presidentin ose shkojmë në zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës këmbëngul se nuk do të votojnë asnjë kandidat tjetër për president të vendit, përveç kryetarit Ramush Haradinaj.


Krerët e partive politike pritet javën e ardhshme të nisin takimet për të zgjidhur ngërçin institucional të krijuar nga dorëheqja e papritur e kreut të shtetit, Hashim Thaçi.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, liston disa nga pikat e forta se pse ish-kryeministri Haradinaj e meriton karrigen e liderit.

“…Këtë e ka konfirmuar me tentimin për ndarjen e Kosovës që ishte shumë i përgjegjshëm në ato situata. Po ashtu, edhe rreth krijimit të ushtrisë, ligjit për Trepçën si pasuri e Kosovës dhe territor i Kosovës. Edhe raportet me ndërkombëtar i ka sqaruar drejtpërdrejtë ashtu siç burrështetas…”, ka deklaruar Isufi.

Partitë opozitare, si Lëvizja Vetëvendosja apo PDK-ja, nuk i ka bindur kandidatura e Haradinajt, sikurse udhëheqësit e koalicionit qeverisës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Më shumë ka mos dakordim mes partnerëve politikë sesa ka të bëjë me presidentin.”

Nënkryetari Isufi beson se për 14 deputetët e AAK-së nuk ka zgjidhje tjetër.

Ai pret që partitë të heqin dorë nga interesat e ngushta, ndryshe paralajmëron divorcin politik.

“…nëse nuk ka zgjidhje atëherë ka zgjedhje… është e palogjikshme të mendojmë ndryshe, sepse edhe në rrethana të caktuara, kur kemi thënë për rolin e kryeministër për shembull, kur na kanë thënë pse po ngulni këmbë se vota nuk është e mjaftueshme sa i përket nivelit të partisë. Por ne po konsiderojmë se njerëzit duhet të zgjedhën në vendin adekuat ku e meritojnë për shkak se funksionimi i tyre do të ishte më i mirë për shoqërinë.”, ka deklaruar ai.

Që nga data 5 nëntor, posti i të parit të shtetit në Kosovë po ushtrohet përkohësisht për një afat jo më të gjashtë se gjashtëmujor nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Me kushtetutë, procedurat për formalizimin e pasardhësit duhet të mbyllen brenda datës 5 prill 2021, ndryshe do të shpërndahet parlamenti dhe vendi do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë