Loading…

Kërcënon Serbia: Asociacionin e krijomë edhe pa Prishtinën

  • 26/12/2016 | 14:31

Kërcënon Serbia: Asociacionin e krijomë edhe pa Prishtinën

”Nëse në javët e ardhëshme nuk do të ketë hapa konkrete në krijimin e Asociacionit të komunave serbe (AKS), përfaqësuesit serb, që nga 15 shkurt 2017, vet do ta krijojmë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë”, ka paralajmëruar drejtori i zyres për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, transmeton gazetametro.net.


Ai u ka treguar gazetarëve se në mbledhjen e sotme të kryeministrit serb Aleksandar Vucic me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, u bë fjalë edhe për formimin e AKS’së.

“Ne nuk do të lusim askënd për zbatim të asaj për çka është bërë marrëveshje. Nëse në javët e ardhshme nuk do të ketë hapa konkrete në krijimin e AKS’së, përfaqësuesit e serbëve në marrëveshje me shtetin e vet do të fillojnë prej 15 shkurtit që vet ta krijojnë Asociacionin”.

Ai ka thënë se serbët do ti fillojnë vet të mirren vesh se si do të duket AKS, cilat do të jenë kompetencat e tij, të krijojnë institucionet të cilat duhet të paraqesin supozimin për mbijetesë dhe ruajtje të popullit serb në Kosovë.

E gjithë kjo, siç ka shtuar, me dëshirë që askujt t’i mos rrezikohen të drejtat, që askush të mos ketë më pak të drejta me krijimin e AKS, por që ai, ashtu siç është marrur vesh, me respektimin e të gjitha marrëveshjeve, të bëhet edhe realitet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë