Loading…
Kërkesa e çuditshme e aktorit: Gudulisja të ndalohet me ligj
  • 06/02/2019 | 19:40

Kërkesa e çuditshme e aktorit: Gudulisja të ndalohet me ligj

Aktori Russell Brand ka bërë thirrje që të ndalohet me ligj gudulisja, duke e arstetuar mendimin e tij se kjo gjë është shumë e neveritshme dhe shqetësuese, sidomos te fëmijët, trasnmeton Gazeta Metro.


Brand, i cili gjithashtu është edhe aktivist i të drejtave të njerëzve dhe moderator, u shpreh se do të ndëshkonte këdo që përpiqet të guduliste vajzat e tij, Mabel  dhe Peggy.

“Është një përpjekje e pakuptimtë që cenon privatësinë e fëmijës, i heq të drejtën të kenë hapësirën e tyre dhe të jenë të qetë. A do ta bënit këtë tek një i rritur? A do t’i fustnin gishtat tek barku ose nën sqetull. Sigurisht që jo”, ka thënë aktori për Daily Star.

Pavarësisht se është një veprim i zakonshëm, nuk këshillohet gudulisja tek fëmijët, pasi në pamundësi për të shprehur siç duhet emocionet e tyre, është vështirë të dallohet nëse po kënaqet apo është thjesht i nevrikosur dhe i trembur.

Jo vetëm fëmijë por ka të rritur që gudulisja u shkakton ankth prandaj sigurohuni t’i pyesni më parë pasi mund të përballeni me një surprizë të pakëndshme./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë