Loading…

Kërkesa e mbrojtjes së aktivistëve të VV’së, absurde dhe e pabazuar

  • 27/01/2017 | 19:48

Kërkesa e mbrojtjes së aktivistëve të VV’së, absurde dhe e pabazuar

Absurde dhe e pabazuar në ligj po vlerësohet kërkesa për përjashtimin e krejt Prokurorisë Speciale nga rasti i aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët akuzohen për terrorizëm.


Kjo është hera e parë në praktikën gjyqësore që bëhet një kërkesë e tillë, marrë parasysh që Prokuroria Speciale është kompetente për ndjekje penale të veprave të caktuara, siç është ajo e terrorizmit.

Kërkesa që pos prokurorit Abdurrahim Islami, të përjashtohet nga ndjekja edhe krejt Prokuroria Speciale, është bërë nga mbrojtja e Atdhe Arifit.

Arsyetimi është se komplet Prokuroria Speciale është e instrumentalizuar nga politika.

Por, kërkesa që ende nuk ka marrë përgjigje po vlerësohet nga njohës të fushës si e pakuptimtë dhe e pabazuar në ligj.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se zyrtarisht ende nuk e ka pranuar një kërkesë të tillë. Kështu nuk ka sqaruar as procedurën se çka ndodh dhe kush vendos tani për kërkesën e mbrojtësve të anëtarëve të VV-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë