Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ftuar presidentin Hashim Thaçin që ta zhbllokojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, transmeton Gazeta Metro.
Ai, ka shtuar se nëse vazhdon kjo gjendje atëherë do të ketë pasoja për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues.
Mustafa ka thënë se presidenti Thaçi e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin.
Postimi i Mustafës:
Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin.
Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.
Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditesh, por për institucionin e Presidentitme rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e paknaqësive.
Ftoj presidentin në emer të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues. IM. /gazetametro.net