Loading…

Kërkesa e shqiptarëve të Luginës për bashkim bie ndesh me Kushtetutën

  • 12/09/2018 | 08:19

Kërkesa e shqiptarëve të Luginës për bashkim bie ndesh me Kushtetutën

Kuvendi i Kosovës nuk do të mund ta miratojë një rezolutë me anë të së cilës do të mbështetej kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, pasi që vlerësohet se do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.


Në PDK dhe në PSD thonë se kërkesa e shqiptarëve të Luginës duhet përkrahur, ndërsa në LDK insistojnë që kjo bie ndesh me aktin më të lartë juridik

Kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e drejtuar Kuvendit të Kosovës për ta nxjerrë një rezolutë me anë të së cilës do të mbështetej kërkesa e tyre për bashkim me Kosovën, nuk po gjen përkrahje te të gjitha partitë politike, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kjo pasi disa prej tyre një gjë të tillë po e konsiderojnë antikushtetuese dhe lojë të rrezikshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.

Teksa ka folur rreth kësaj rezolute, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se detyrë e tij është ta zbatojë Kushtetutën, ndërkohë në aktin më të lartë juridik theksohet qartë që “Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë