Loading…

Kërkohej nga Interpoli, 45 vjeçari shqiptar arrestohet në Brazil

  • 27/10/2021 | 20:22

Kërkohej nga Interpoli, 45 vjeçari shqiptar arrestohet në Brazil

Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Brazil. Mediat vendase bëjnë me dije se në pranga ka rënë Shaqir Nikolli, i cili ka qenë në listën e të kërkuarve nga Interpol.

Mësohet se Nikolli është arrestuar pak ditë më parë në Brazil, në Sao Paolo. Ai akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale e cila merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Nikolli, tashmë do të vuajë disa dënime pasi ka qenë në kërkim nga autoritetet në Francë ku rezulton i dënuar me 10 vite, por dhe në Maqedoninë e Veriut.

45-vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi akuzohet se në vitin 1996 ka marrë peng një autobus dhe ka kryer dy vrasje.

Nikolli lidhur me këtë ngjarje është arrestuar në vitin 2011 në Vjenë, por ka mundur që të dalë nga burgu dhe ka vijuar jetën në Brazil.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë